Një 26-vjeçare ruse e konsideruar si “lojtarja më seksi e pokerit” është gjetur e vdekur në vaskë në tualetin e saj.
Fillimisht dyshohet se shkak ka qenë një ngarkesë elektrike. Liliya Novikova ishte vetëm në shtëpinë e saj në Moskë, ku trupi u gjet në dyshemenë e tualetit. Mendohet se ajo kishte vënë në karrikim telefonin e saj ose ndonjë pajisje tjetër që ka bërë qark të shkurtër elektrik. Novikova ishte mjeshtre e numrave me një diplomë në inxhinieri në një nga universitetet më të mira ruse.
Ajo ka pasur një sërë ofertash për të punuar në kompani industriale lider dhe ndërkohë u bë mjaft e famshme si një lojtare pokeri profesionale me një karrierë premtuese. E famshme si online dhe në jetën private, Novikova kishte kanalin e saj në internet të pokerit.








