Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Habit me deklaratën sekretari i PD: Kanë harruar të shkarkojnë Palokën/ Kaso: Është për të vënë duart në kokë

23:09 / January 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
indrit sefa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata në Partinë Demokratike vijon të jetë kritike dhe e turbullt sa i përket organizimit të bredshëm. Ende nuk dihet konkretisht se cilët janë deputetët anëtarë të grupit parlamentare e kush është përjashtuar përfundimisht, pasi vetë Indrit Sefa, është shprehur se është harruar të hiqet nga lista e deputetëve Paloka, pra është një lapsus.

Një gjë e tillë mbetet e paqartë ndërsa Ivi Kaso u shpreh se kjo situatë është për të vënë duart në kokë.

Mustafaraj: Ka pasur një angazhim të disa deputetëve që të ketë një zgjidhje të re sa i takon këtij grupi, ku një pjesë e deputetëve kishin hapësirë më të madhe dhe pjesa tjetër më të shkurtër. Në zgjedhjet e 25 prillit ku Basha vijoi të ishte kryetar u zgjodhën dy nënkryetarë, Boci dhe Salianji. Të dy këta deputetë të PD-së e ushtruan shumë pak këtë pozicion pasi u pasuan me një dorëheqje të Rushajt dhe Alibeaj mori drejtimin e grupit parlamentar dhe në momentin që flasim deputetë të cilët u angazhuan për angazhimin e lidershipit shkuan drejt një zgjedhje përtej Alibeajt dhe Boçit, dhe u vendos që nënkryetari tjetër Salianji të drejtonte grupin parlamentar. Pak ditë më parë është realizuar numri i firmave për ta realizuar këtë vullnet të deputetëve ku edhe Alibeaj përjashtoi nga e drejta e firmës disa deputetë duke hapur një tjetër luftë numrash brenda PD-së. Fillimisht kanë qenë 28 deputetë që mbështesnin Alibeajn ndërsa tani janë rreth 13 deputetë që e mbështesin. Në ditët ne vijim do të vijojë të ketë negociata midis deputetëve sa i takon drejtimit parlamentar të Partisë Demokratike.

Duma: A është statuor vendimi i marrë me Lulzim Bashën, që merr formë të prerë sot, para një viti është marrë vendimi?

Indrit Sefa: Ai vendim e ka provuar ligjshmërinë e tij për aq kohë sa përjashtimi i 5 deputetëve në janar të 2022 është pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë si i ligjshëm. Vendimi është votuar në Këshillin Kombëtar në në Grupin parlamentar që e ka pranuar vendimin siç është. Edi Paloka ka qenë i përjashtuar që në momentin e parë, nëse nuk është i përjashtuar në listën e fundit është një lapsus.

Ivi: Gjithmonë është në kohë për përjashtime, është për të vënë duart në kokë.

Indrit Sefa Ivi Kaso perjashtimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Vijojnë ndryshimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

15:15 / September 2, 2026

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.