Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hackeri bjellorus grabiti të dhënat e bankave shqiptare, skandalin e zbuloi grupi “Drejtësia e Atdheut”

18:25 / August 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1661960632xhomeland 1 805
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dokumentet e publikuara të hackerave ‘Homeland Justice’, të cilët pretendojnë se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të pak javëve më parë ndaj faqeve të ministrive shqiptare e platformës e-Albania kanë zbuluar një tjetër histori me hackera.

Në dokumente e publikuara del një material pdf që tregon për korrespondencën mes prokurorit bjellorus të çështjes me palën shqiptare për një sulm të kryer nga një shtetas bjellorus, i cili akuzohet se ka vjedhur të dhënat e 131 bankave e institucioneve financiare në botë, mes të cilave 21 janë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një sulm të kryer në vitin 2020, i cili po hetohet nga prokuroria bjelloruse e cila ka kërkuar për këtë edhe ndihmën e autoriteteve përkatëse shqiptare duke iu drejtuar zyrtarisht në nëntor të vitit 2020.

Ndër materialet e vjedhura nga hackeri bjellorus janë të dhënat e kartave dhe kredive bankare nga 21 banka e institucione financiare në Shqipëri, të cilët u janë shitur palëve të treta.

Personi i arrestuar në Bjellorusi akuzohet për ‘spiunazh komercial’ ndërsa sipas prokurorisë bjelloruse ai ka përdorur programe speciale për thyerjen e sistemeve të sigurisë duke vjedhur të dhënat sekrete të cilat i ka shitur më pas në ‘Dark Net’.

Më herët hackerat e Homeland Justice, kanë publikuar email-e e dokumente të tjera zyrtare, ndërsa para dy ditësh publikuan numrate  teleëfonit dhe numrat e kartave të identitetit të shtetasve shqiptarë, ndërsa kryeministri Rama deklaroi pas sulmit se gjithçka ishte rikuperuar me sukses dhe se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta./ Hashtag.al

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.