Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hagë, fillon paraqitja e dëshmitarëve në proçesin kundër ish drejtuesve të UÇK-së

21:54 / April 11, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
hashim thaci
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, filloi të martën paraqitja e dëshmitarëve të prokurorisë në proçesin gjyqësor kundër ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me fotografi dhe zë të shtrembëruar, dëshmitarja e parë e prokurorisë kërkoi që për shkaqe sigurie seanca të jetë e mbyllur. Kjo është një nga rreth 300 dëshmitarët që Prokuroria e Posaçme pritet të paraqesë brenda dy viteve të ardhshme, në procesin gjyqësor kudnër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që të katër akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Prokuroria e Posaçme në Hagë thotë se krimet e pretenduara janë kryer në periudhën nga muaji mars i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 dhe kanë ndodhur në disa zonë anembanë Kosovës, si dhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut.

Sipas prokurorisë krimet dyshohet se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër qindra civilëve që nuk ishin të përfshirë në luftime. Prokuroria pretendon se viktimat, rreth 100 syresh shumica janë shqiptarë, por ka edhe serbë dhe romë të Kosovës.

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarë të lartë politik që dolën javën e kaluar para trupit gjykues në Hagë, thanë se ndjehen të pafajshëm për dhjetë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjyqi ndaj katër të akuzuarve është rasti i profilit më të lartë në këtë gjykatë.

Deri më tani Gjykata e Posaçme dënoi me 26 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa. Ndërsa me nga katër vjet e tre muaj ka dënuar ish drejtuesit e organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë. Aktualisht është në proces e sipër gjyqi kundër ish pjesëtarit të kësaj ushtrie, Pjetër Shala.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës dhe vepron në bazë të ligjeve të saj, por me personel ndërkombëtar.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës në vitin 2011, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Por kjo çështje nuk është përfshirë në asnjë nga akuzat e deritashme.

deshmitare hage uck
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Blerina Gjylameti voton në Tiranë, e shoqëruar nga bashkëshorti

13:20 / May 11, 2025

Spanja do të reduktojë javën e punës në 37.5 orë

17:39 / May 10, 2025

Armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit/ Trump: Hyn në fuqi menjëherë falë ndërmjetësimit të SHBA

16:50 / May 10, 2025

India dhe Pakistani, shkëmbejnë sulme me raketa në bazat ushtarake

13:15 / May 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.