Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga ka bërë një status në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ku ka analizuar performancën e djeshme të Shqipërisë në “Eurovision” nga këngëtarja Ronela Hajati.
Duke përfshirë edhe nota ironie, akademiku Fuga thekson: “Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes dhe popullores. Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!
Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?”
Postimi i Artan Fugës:
Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë kodifikimi estetik i shprehjes muzikore!
Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes, popullores!
Pa asnjë kompleks kulturor. Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira, femrash të sunduara nga etika maçiste.
Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!
Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?
Këta edhe Prometeun do ta kryqëzonin, do ta quanin hajdut të zjarrit të Perëndive. Turp! Hajdut!
Simbolikën artistike e marrin për histori të vërtetë!
Klithmë emancipimi, revoltë, dramë!
