Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hajdari thirrje anëtarëve të Këshillit Politik: Mos dalim nga takimi pa rezultate

16:28 / May 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëkryetarja e tryezës së Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka përcjellë një tjetër mesazh për anëtarët e Këshillit Politik, tashmë kur na ndajnë vetëm pak orë nga afati përfundimtar i vendosur nga vetë udhëheqësit.

Hajdari i ka ftuar palët që të punojnë pa ndalur deri ditën e nesërme, që të arrihet kompromisi në katër  çështje ku palët nuk kanë rënë dakord, si sistemi zgjedhor, teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve, administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore, si dhe Kolegjin Zgjedhor.

“Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila ti rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan ndër të tjera Hajdari, teksa thotë se shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen dhe se tani kanë nevojë për më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi I afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, I ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto cështje:

Sistemin Zgjedhor

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhor

Kolegjin Zgjedhor

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila ti rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët qartazi sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.

Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjecare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi I administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar.

Unë mbetem e vendosur për ti zgjidhur këto cështje, I ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat”, shkruan Hajdari.

Ditën e sotme deputetja e opozitës parlamentare në Kuvend, Rudina Hajdari depozitoi në mbledhjen e Këshillit Politik propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kërkuar që të votimet të ardhshme të adaptohet modeli danez, i mbështetur edhe nga SHBA-të.

Hajdari kërkon që me këtë propozim, t’u jepet mundësia kandidatëve të renditur në fund të listës së partive politike që të kenë mundësi të zgjidhen si deputetë. Kjo do të behet nëpërmjet votimit për partinë, por edhe për emrat konkret të kandidatëve në qarqet e caktuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.