Ish-deputetja Rudina Hajdari ka folur sot rreth situatës aktuale në Partinë Demokratike dhe si e sheh ajo të ardhmen e saj.
Gjatë një interviste për “abcnews.al”, Hajdari u pyet se kë shikon në krye të PD-së. “Kjo varet nga anëtarësia”, u përgjigj ajo.
Gjithashtu, Hajdari komentoi edhe kandidimin e Berishës për këtë post.
Sipas saj, nuk do të ishte normal kandidimi i tij, për shkak se krijohen kushte të pabarabarta për të tjerët.
“Nëse Berisha kandidon, ai duhet t’u japë kandidatëve të tjerë mjaftueshëm kohë për të bërë fushatë në vende të ndryshme për t’u afruar me anëtarësinë dhe për ta bindur atë. Zoti Berisha nuk duhet të kandidojë, sepse krijon kushte të pabarabarta për kandidatët e tjerë. Ai ka pasur ndikim shumë të madh brenda PD-së, ka qenë President, Kryeministër dhe ka luajtur një rol shumë të madh në krijimin e Partisë Demokratike. Të gjitha këto e bëjnë zotin Berisha me një peshë jashtëzakonisht shumë të madhe brenda partisë dhe me ndikim të madh tek anëtarësia”, tha Hajdari.
