Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Hajde me xhaxhin të të çoj diku”, i moshuari në Astir kap të miturën nga krahu, e fut në ashensor dhe tenton të abuzojë me të, nëna e vajzës: E ka bërë dhe me dy shoqet e saj

22:38 / September 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Perdhunimi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Një e mitur i ka rrëfyer të ëmës se është përballur një burrë i panjohur për të cilin familjarët dyshojnë se ka tentuar të abuzojë seksualisht me vajzën.

Ngjarja sipas nënës së të miturës me inicialet A.M, ka shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në Tiranë për të bërë denoncim, por tregon në dëshminë e saj se nuk e njeh atë që e quan ‘abuzues’. Fax News mëson ekskluzivisht se vajza e mitur jeton me familjen e saj në Astir pranë vendit të njohur “Vila L”, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të pasdites së kësaj të Premteje.

“Vajza zbriti nga banesa me dy shoqet e saj. Një burrë i moshës rreth 60 vjeç e kapi nga krahu. E mori fillimisht me të mira duke e ftuar gocën ta shoqëronte. Më pas i tha “hajde me xhaxhin të të çoj diku”. Vajza sapo është larguar prej tij, ma rrëfeu çfarë kishte ndodhur. Erdha në komisariat të bëj denoncimin. Nuk e njoh personin abuzues, se kam parë kurrë edhe në lagje”, thotë në dëshminë e saj nëna e të miturës.

Në praninë e psikologut, të nënës dhe xhaxhait të saj është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe e mitura A.M e cila ka treguar gjithçka që kishte ndodhur.

“Më tha mua më ço deri në katin e pestë. Deshi të më fuste në ashensor, nuk e njihja dhe më kapi paniku. Ai më mbante për dore dhe iu shkëputa duke vrapuar. Të njëjtën gjë bëri edhe me dy shoqet e mia, janë moshatare me mua por edhe ato vrapuan pas meje të tmerruara”.

Fax News mëson se grupi i hetimit që do të ngrihet për këtë çështje do të sekuestrojë kamerat e sigurisë në pallatin ku banojnë të miturat apo në bizneset përreth. Do të vëzhgohen pamjet për të bërë të mundur gjetjen e imazheve të burrit, identifikimin dhe kapjen e tij.

Ashensor hajde xhaxhin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.