Një ditë pas vrasjes së dy policëve brenda kuesturës së Triestes në Itali kanë shpërthyer polemikat mbi sigurinë e forcave të rendit.
Sindikata e policisë thekson se prej kohësh kërkon forcim të grupit të shoqërimit të të arrestuarve.
Dy vëllezër që ishin arrestuar për vjedhje janë kapur rreth orës 01.00 pas mesnatës. Njëri prej tyre kishte kërkuar të shkonte në tualet, por i vodhi armën njërit prej agjentëve duke nisur të gjuajë. Dy policët Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego mbetën të vrarë.
Lexo edhe- Kërkoi leje për në tualet, i dyshuari për vjedhje vret dy efektivë në Komisariat
Autorët janë dy vëllezër Alejando Augusto Stephan Meran, 29 vjeç de Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç të dy me kombësi nga Republika Domenikane.
Në një video të publikuar nga media lokale Tele4, duket njëri prej vëllezërve i plagosur në tokë jashtë kuesturës ku në tentativë arratisje i bërtit të vëllait: “Hajde të më marrësh…nuk dua ambulancë… po vdes”.
