Dje u publikua një video, ku dëgjohet një person duke u drejtuar me gjuhë abuzuese ndaj një vajze të mitur.
Madje, videoja është bërë nga vetë personi që i thotë të miturës: . “Hajde të q… të prishi. Hape gojën”.
Lidhur me këtë çështje janë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Policia ka thënë se e posedojnë informacionin për këtë video dhe janë duke e trajtuar.
“Referuar kërkesës suaj të poshtëshënuar ju informojmë se, Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njejtin është duke e trajtuar në aspektin policor nga njësitë kompetente”, thuhet në përgjigje. Policia nuk ka treguar nëse është identifikuar i dyshuari.