TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik bëhet francez për të mbajtur lidhjen me BE-në pas Brexit

23:53 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022

Zelensky: “Ne duhet të luftojmë derisa të pastrojmë tokën tonë nga pushtuesit dhe të garantojmë sigurinë e Ukrainës”

23:42 / May 20, 2022

Donaldi dhe Semi flasin për zërat se pëlqehen, si u pajtuan dhe i dedikojnë këngë Borës

23:38 / May 20, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Hajdut për mbijetesë, 13-vjeçari vjedh për të siguruar ushqim për 5 motrat më të vogla

16:28 / December 31, 20182 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shumë fëmijë do ta kalojnë mbrëmjen e Vitit të Ri në tryeza të gëzueshme e të bollshme. Me mijëra të tjerë janë të rrethuar nga lodrat që kanë ëndërruar. 

Por, kjo nuk është një histori për fëmijë të lumtur. Kjo është historia e trishtueshme e Denisit, djaloshit 13-vjeçar, të cilin skamja e detyron të vjedhë ushqime për mbijetesë.

Denisi kujdeset, përveç vakteve për 5 motrat e vëllezërit më të vegjël sesa ai, edhe për lodrat.

“Kur shkoj në shtëpi dhe babi thotë se s’ka për të ngrënë, unë mërzitem. Dal nga shtëpia dhe filloj kërkoj. Shoh dyqane, në të cilat kujdesem të mos më shohë kamera, e i fus ushqimet në xhup”, thotë Denisi.

Babai i tij punon si punëtor krahu dhe shpesh nuk gjen punë. Kur ishte 8 vjeç, Denisi vodhi për herë të parë një buke dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë sa herë që tavolina është bosh.

“Zakonisht vjedh makarona, qofte dhe ushqimet kryesore që duhen për në shtëpi. Për motrat e vëllezërit kam vjedhur ushqime, lodra. Sigurisht që edhe policia më ka shoqëruar në komisariat”, thotëi riu.

Si Denisi ka mjaft raste fëmijësh të mitur, të cilët nuk merren nën përgjegjësi penale. Por, sapo ata mbushin 14 vjeç dërgohen si të pandehur në gjykatë. I tillë është edhe rasti i Vandamit dhe Marselit. Të dy ata janë nën akuzë për vjedhje.

Vandami dhe bashkëmoshatari i tij, që të dy 15-vjeçarë, i rrëmbyen çantën një gruaje, në të cilën ajo kishte 2.500 lekë. Bashkëpunëtorë me ta ishin edhe dy fëmijë nën moshë për përgjegjësi penale, ndaj ata nuk do të gjykohen.

“Ata kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen prej 2.500 lekësh. I kanë ndarë nga 500 lekë për secilin, ndërsa 500 lekët që tepruan i konsumuan për të blerë ushqime”, është shprehur prokurori Gjergji Tako.

Edhe për pak muaj Denisi u shpëton hetimive, vetëm nga fakti që nuk ka mbushur ende 14 vjeç. Megjithatë, ai nuk ka frikë nga burgu, por nga uria. Për shkak të varfërisë Denisi braktisi shkollën, e tashmë atij i ka ngelur vetëm një dëshirë.

“S’dua të shoh familjen time të thotë se s’kemi sot ushqime për të ngrënë”, tha Denisi.

Top Channel

anila hoxha denisi varferi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Paralajmërimi i OKB-së: Lufta mund të shtyjë 90% të ukrainasve në varfëri

22:41 / May 19, 2022

Habisin shkencëtarët, koha e vdekjes mund të parashikohet

19:12 / April 17, 2022

Liqeni i Butrintit, pasuria e botës antike dhe kryevepra e natyrës

23:24 / April 12, 2022

Meta kërkesë Kuvendit: Kërkoj bashkëpunimin për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”

13:08 / February 3, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Nuredin Dumani tregon grabitjen me dhunë të kambistit: Gjithmonë organizoheshim 4 veta

22:56 / May 20, 2022

SHBA do të mbajë 100,000 trupa në Europë në rast rreziku të kërcënimit rus

22:26 / May 20, 2022

Dumani rrëfen grabitjen e ndodhur 5 vite më parë: Tek “Pilafi” mora një Porsche Cayenne, në banesë u futëm me kallashnikov

22:04 / May 20, 2022

Çfarë po ndodh në Fier, Policia “në këmbë”, kontrolle blic për…

21:59 / May 20, 2022
Te fundit

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik bëhet francez për të mbajtur lidhjen me BE-në pas Brexit

23:53 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.