Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hajdutët vjedhin profilet metalike të urës/ ARRSH: Të ndëshkohen autorët, po rrezikojnë jetën e qytetarëve

16:59 / June 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar dënon grabitjen e hekurave të urës në Bypassin e Fierit, ngjarje e ndodhur në afërsi të fshatit Ferras, autorët e të cilës tashëm janë ndaluar.

Në reagimin e bërë publik, ARRSH theksoi se dëmi i shkaktuar nga vjedhja e hekurave në këtë aks është riparuar, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast.

Reagimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t’i shitur për skrap. Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.
Vetëm me ndihmën dhe përgjegjshmërinë e çdo qytetari të këtij vendi do të bëjmë të mundur që siguria rrugore, në çdo cep të vendit, të jetë në nivelet që duam duke minimizuar rastet e aksidenteve.

arrsh Bypassin e Fierit ura vjedhja e hekurave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.