Një institucion financiar në Korçë është grabitur mesditën e sotme. Sipas të dhënave të para, autori ka qenë i pamaskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka marrë një shumë parash.
Pasi ka marrë lekët ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.