Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hakerat: Goditëm censin! INSTAT: Të dhënat nuk janë prekur, do shtyhet publikimi i statistikave

16:06 / February 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hakerat 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hakerat e “Homeland Justice” pretendojnë se pas sulmit, kanë në dorë edhe të dhënat e grumbulluara gjatë censit të popullsisë dhe banesave.

Por kjo gjë është hedhur poshtë nga INSTAT, në reagimet që ka bërë dje dhe sot (1 dhe 2 shkurt 2024).

Në reagimin e fundit, INSTAT deklaron se të dhënat e censusit nuk janë prekur, por shton se publikimi i statistikave do të shtyhet deri në një moment të dytë.

“Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.

INSTAT do të vazhdojë aktivitetin e tij statistikor dhe do të përdorë mjete alternative komunikimi si adresa e email-it [email protected] dhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook”, njofton INSTAT.

“Homeland Justice” në një reagim të mëhershëm deklaruar se kanë në dorë të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe se sipas tyre të gjitha statistikat janë kundër qytetarëve.

“Tani kemi akses të plotë në mbi 100 terabajt të të dhënave tuaja gis dhe regjistrimit.  Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”,  thuhet ne deklaraten e “Homeland Justice”.

hakerat Instat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.