TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Heidi Lushtaku zbulon emrin e të birit, ja kuptimi i tij i veçantë

23:52 / May 27, 2022

Niko Komani flet pas Eurovisionit: “Më donte t*api t’a kopjoja Pedron”

23:40 / May 27, 2022

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

23:30 / May 27, 2022

Evropa u qortua për dështimin në ndalimin e luftës së Putinit

23:23 / May 27, 2022

I kërkon divorcin, surpriza e hidhur e Klea Hutës lë pafjalë Elgitin: Ose me binjakët ose me mua

23:12 / May 27, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Hakerat kibernetikë rusë synojnë Eurovisionin

23:52 / May 13, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Hakerët kibernetikë rusë mund të synojnë festivalin Eurovision për të ndaluar Ukrainën të fitojë çmimin kryesor.

Killnet, një grup hakerësh pro-Putin, po sugjeron se do të imobilizojë serverët e votimit në internet, mbi mbështetjen për Kalush Orchestran, që janë përfaqësuesit e Ukrainës me këngën “Stefania” dhe njëherësh favorit për çmimin kryesor. Grupi në fjalë është bërë gjithnjë e më i popullarizuar në të gjithë Evropën pas pushtimit rus të Ukrainës që nisi në muajin shkurt. Rusia ndërkohë sivjet është përjashtuar nga gara e madhe e Eurovisionit, shkruan DailyMail.

Të martën, Kalush Orchestra u ngjit në gjysmëfinalen parë të festivalit, të mbajtur në Torino, Itali.

Oleh Psiuk, anëtari themelues i grupit, tha se fitimi potencial i festivalit nga shteti ukrainas, mund të ‘rritë moralin’ në Ukrainë. “Për vendin tonë është kaq e rëndësishme të kemi fitore në të gjitha mënyrat”, shtoi ai.

Kënga e tyre, “Stefania”, përmban vargun: “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura” – dhe është bërë edhe më domethënëse pas muajve të shkatërrimit të Ukrainës nga forcat ruse.

Mbrëmë, Killnet postoi një mesazh duke thënë se për një sulm tjetër ‘nuk ia vlen koha’, raportoi The Sun.

Kjo vjen pasi hakerët pro-rusë sulmuan faqet e internetit të disa institucioneve italiane, duke përfshirë senatin, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve ANSA.

Killnet e mori përsipër sulmin, tha ANSA, i cili synonte gjithashtu Institutin Kombëtar të Shëndetit (ISS) dhe Automobile Club d’Italia, një shoqatë kombëtare e shoferëve.

Faqet e internetit të senatit, dhomës së lartë të parlamentit të Italisë dhe ISS u kthyen në internet në orën 20:00 (18:00 sipas kohës lokale). Një orë më parë, ishte e pamundur të qasesh në to.

Kryetarja e Senatit Elisabetta Casellati tha në Twitter se sulmi i hakerëve nuk kishte shkaktuar asnjë dëm. “Këto janë incidente të rënda, të cilat nuk duhen nënvlerësuar”, ka shkruar ajo.Ministria e mbrojtjes, uebfaqja e së cilës nuk ishte e disponueshme, tha në një deklaratë se kjo ishte ‘për shkak të aktiviteteve të planifikuara prej kohësh të mirëmbajtjes që po vazhdojnë në uebsajt’.

Një burim në agjencinë italiane të sigurisë kibernetike tha se ata po punonin me administratat e prekura për të rivendosur faqet e internetit, duke sugjeruar “kundërmasat e para të përshtatshme teknike”.

Policia tha se një hetim ishte në vazhdim, por nuk bëri komente të mëtejshme.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelet e alarmit në pritje të sulmeve të mundshme kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së IT-së. Në fund të marsit, kompania hekurudhore italiane Ferrovie dello Stato Italiane (FS) ndaloi përkohësisht disa shërbime të shitjes së biletave nga frika se do të ishte shënjestruar nga një sulm kibernetik. Në prill, Ministria e Tranzicionit të Ekologjisë tha se duhej të mbyllte të gjitha sistemet e saj të IT-së për shkak të kërcënimeve të jashtme.

eurovisionin hakerat ruse
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Evropa u qortua për dështimin në ndalimin e luftës së Putinit

23:23 / May 27, 2022

Si i mbrojti pasuritë miliarderi rus Melnichenko nga sanksionet evropiane

22:48 / May 27, 2022

Vajza e Putinit mund të marrë kontrollin e Rusisë kur të vdesë udhëheqësi rus

22:42 / May 27, 2022

Qëlloi me thikë dy të mitur pse i shikuan të dashurën dhe iku në Shqipëri, arrestohet sapo shkel në Itali

22:13 / May 27, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Berisha publikon emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PD-së! Ina Zhupa në garë

22:02 / May 27, 2022

Ditë e errët

21:57 / May 27, 2022

Publikimi i videos së Librazhdit, reagon AMA: Hiqni pamjet

21:53 / May 27, 2022

“Fundi” i Dumanit atentati i dështuar ndaj “Olit”, kurthi që iu bë në Elbasan ku mbeti i plagosur

21:34 / May 27, 2022
Te fundit

Heidi Lushtaku zbulon emrin e të birit, ja kuptimi i tij i veçantë

23:52 / May 27, 2022

Niko Komani flet pas Eurovisionit: “Më donte t*api t’a kopjoja Pedron”

23:40 / May 27, 2022

Cana i “tërheq veshin” Kumbullës dhe i kujton humbjen historike të Romës në 26 maj

23:30 / May 27, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.