Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hakerat nxjerrin listën nga SHISH, Shehaj: Nëse del lista e bashkëpunëtorëve të padeklaruar…

09:50 / November 3, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brisida shehaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmi tjetër nga hakerat iranianë, është lista ku pretendohet se janë përfshirë të gjithë punonjësit e Shërbimit Informativ Shqiptar. Të dhënat për ta, të marra nga sistemet kompjuterike të institucioneve, janë publikuar nga faqja “Homeland Justice” në Telegram, sikurse edhe shumë dokumente të tjera më parë, të përftuara, sipas hakerave, përmes ndërhyrjes në sistemet online të vendit tonë.

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, tha se kjo thyerje e sigurisë mund të jetë shumë më e dëmshme nëse hakerat kanë në dorë edhe listën e bashkëpunëtorëve të padeklaruar të SHISH.

“Çka është më e rëndë për mua është ajo lista e 600 punonjësve të SHISH e publikuar dje. Shpresoj shumë që të jetë lista e punonjësve të deklaruar në tatime, shpresoj të mos jetë lista e bashkëpunëtorëve të SHSIH, tek e cila as ne tek Tatimet nuk kishim akses”, tha Shehaj në “Dita jonë”.

Grupi i hakerave iranianë i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka publikuar më parë e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, si dhe ka nxjerrë në publik numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë.

brisida shehaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026

Rama uron Melonin për rekordin historik: “Giorgia, tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”

09:30 / September 4, 2026

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

09:21 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.