Një tjetër rrjedhje të dhënash personale është bërë këtë herë nga hakerat që morën përsipër sulmin ndaj serverave të qeverisë shqiptare.
Grupi i identifikuar si “Homeland Justice”, ka publikuar në rrjetin e vetë në Telegram databazën me të qindra-mijëra numra të telefonisë celulare, shoqëruar me emër, mbiemër dhe numrin e kartës së identitetit.
Në të, veç të dhënave personale, tregohet dhe data kur këto numra janë aktivizuar për herë të parë, si dhe burimin e këtyre numrave.
