Një faqe në rrjet e quajtur “Homeland Justice” ose ndryshe “Drejtësia e Atdheut”, prej disa javësh ka bërë publike dokumente zyrtare të institucioneve shqiptare.
Së fundmi, janë bërë publike edhe e-mailet me denoncime të mbërritura në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama. Hakerat kanë ngarkuar dhjetëra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë.
Disa prej tyre lidhen me denoncimet e qytetarëve, por dhe të zyrtarëve të administratës që tregojnë se çfarë ndodh brenda institucioneve të shtetit.