Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Haklaj shpërthen ndaj Berishës: Si në kohën e Mehmet pushtuesit, sulm barbar kundër djemve e vajzave spartane të PD

20:48 / January 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haklaj basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka folur për situatën në Partinë Demokratike pas përplasjes Berisha-Basha.

Haklaj deklaroi se pamjet e 8 janarit ishin të rënda, duke shtuar se kjo tentative ishte e njejtë si dikur në kohën e “Mehmet pushtuesit”.

“Janë pamje shumë të rënda ato të datës 8 janar. Ne paralajmëruam çfarë do të ndodhë. Njoftuam opinionin publik, SHBA-të, qeverinë shqiptare.

Grupe kriminale ishin përgatitur për grusht shteti, do të sulmonin Selinë. I pamë me shkallë si në kohën e Mehmet pushtuesit.

Si në kohën e lashtë të Romës. Një numër i konsiderueshëm funksionarësh të PD-së ndodheshin në Selinë e PD-së”, tha ai.

Të pranishmit në mbledhjen e Lulzim Bashës brenda Selisë në datë 8 janar, Haklaj i krahasoi me spartanët, për të cilet tha se qëndruan të fortë përballë vëllezërve të tyre jashtë.

“8 janari i shte kryqëzatë e ideuar nga ish-kryeministri Berisha, ish-ministri Noka dhe të tjerë ish-drejtues. Një ansambël fatkeqësisht dhune. Me mjete të forta.

Me një platformë të qartë pamë një përpjekje për ta djegur PD-në. Berisha u përpoq ta kthente ne luftë të Shenjtë si Papa në luftën e kryqëzatave.

Tha se vllaznia myslimane e Tetovës ndodhet në Selinë e PD-së. Kjo është një gënjeshtër. Aty kanë qenë djem dhe vajza të PD-së, spartane, që për dy orë i qëndruan sulmit barbar, mesjetar të vëllezërve të tyre në oborrin e PD-së.

Berisha u bë Bethoveni i dhunës mbi selinë e tij. Berisha tha nga Shkodra se do ta sulmojë përsëri selinë për ta marrë. Por problemi është se nuk do ta marrë selinë. Është egocentrizëm. Selia është e demokratëve. Berisha donte gjak, dhunë, vrasje”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.