Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hamasi publikon identitetet e tre pengjeve që do të lirohen të parat

10:41 / January 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1737276297xgaza maketanew 406
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GAZA- Hamasi përmes një postimi në Telegram, ka publikuar emrat e tre grave pengje të cilat thotë se do t’i lirojë së pari, si pjesë e armëpushimit me Izraelin. Ata janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher.

Ja çfarë dihet për tre pengjet:

Doron Steinbrecher, 31 vjeç, një infermiere veterinare, ishte në banesën e saj në Kibbutz Kfar Aza kur Hamasi sulmoi. Në orën 10:30 të datës 7 tetor, ajo u dërgoi një mesazh zanor miqve: “Ata kanë ardhur, më kanë kapur mua”.

Romi Gonen, 24 vjeç, iu zu pritë teksa u përpoq të arratisej nga festivali Supernova. Nëna e saj, Merav Leshem Gonan, iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në qershor, kur ajo bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për lirimin e pengjeve.

Emily Damari, 28 vjeç, e cila ka shtetësi të dyfishtë britaniko-izraelite, u mor peng nga Kibbutz Kfar Aza. Duke iu drejtuar një ngjarje përkujtimore në Londër më 6 tetor 2024, nëna e saj Mandy tha se pengjet e liruar nëntorin e kaluar i kishin thënë asaj se kishin pasur kontakte me Emily në robëri.

NEW: Hamas spokesman Abu Ubaida releases list of Israeli hostages to be freed today:

Romy Gonen (24)
Emily Damari (28)
Doron Shtenber Khir (31) pic.twitter.com/hBR6Fs5uRa

— Clash Report (@clashreport) January 19, 2025

gaza Hamasi pengje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.