Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hamburgu ngre alarmin pas shpërthimit të zjarrit

15:29 / April 9, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0E8FAD69 295C 4FD8 BD43 73A163E95D56
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka paralajmëruar qytetarët e Hamburgut, në Gjermani, që të mbyllin dritaret pas shpërthimit të një zjarri të madh që përfshiu disa depo, dhe bëri që tymi i zi i mbushur me kimikate të përhapej në qytet.

Agjencia e lajmeve gjermane, Dpa, tha se zjarri shpërtheu rreth orës 04:30 në Hamburg, në qarkun Rotenburgsort, që gjendet në qytetin e dytë më të madh gjerman. Më pas tymi u përhap drejt qendrës së qytetit, duke shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit të trenave në distanca të gjata mes Hamburgut dhe Berlinit, si dhe qyteteve të tjera.

Po ashtu, përmes një aplikacioni në telefon është lëshuar një alarm duke këshilluar qytetarët e Hamburgut që të mbyllin dritaret, të fikin aparatet për ventilimin e ajrit dhe të shmangin zonën ku ka shpërthyer zjarri.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar nga shpërthimi i zjarrit.

Transmetuesi publik, NDR tha se në depot ku shpërtheu zjarri ka pasur kontejnerë me sulfur hidrogjeni, një substancë toksike që mban erë të keqe. Kjo ka detyruar zjarrfikësit dhe policët që kanë dalë në vend të ngjarjes, të vendosin maska të frymëmarrjes./Rel

hamburg Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.