Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hamburgu paralajmëron Rejan për Gjasulën: Nuk është gati për të luajtur titullar

10:17 / March 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
125192089 3332739100158629 6327192212689427922 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kthimi në fushë i Klaus Gjasulës ka qenë i shumëpritur si për klubin e Hamburgut, ashtu edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit. Në fillimin e kualifikueseve të Botërorit 2022, trajneri Reja e sheh veten me një mungesë të rëndësishme në mesfushë si ajo e Abrashit dhe “Spartaku” është emri perfekt për ta zëvendësuar si diga e mesfushës.

Por te klubi i Hamburgut paralajmërojnë trajnerin se mesfushori nuk do të jetë në gjendje që të përballojë ritmin e ndeshjeve nga minuta e parë, pasi është kthyer nga një dëmtim që e ka lënë për më shumë se tre muaj jashtë fushave të lojës.

Trajneri Daniel Thiouane ka theksuar se aktivizimi i Gjasulës do të jetë gradual në ndeshjet e Bundesligës 2. “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Por shihet qartësisht se ka punë për të bërë që të arrijë ritmin. Kemi tendencën që ta hedhim në fushë pak më vonë sesa fillimi i ndeshjes për një periudhë kohe”, paralajmëroi trajneri, i cili i druhet përsëritjes së dëmtimit të futbollistit në një periudhë kur duhet kontributi i tij për mbylljen e sezonit në të cilin Hamburgu kërkon rikthimin në Bundesligë.

Ky është një paralajmërim i qartë i trajnerit edhe për Kombëtaren, ku Gjasula pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të mesfushës kuqezi. Nëse në ndeshjet ndaj Andorrës e San Marinos, trajneri Reja ka luksin që të mbajë jashtë futbollistin duke parë nivelin e kundërshtarit, me Anglinë ai pritet që të jetë një titullar në mesfushë për të përballuar furinë e “tre luanëve” që vijnë në Tiranë me ide të qarta për të fituar ndeshjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.