Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

”Hana, vajza që kapi diellin” vjen në shqip

14:39 / November 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 20 at 14.36.36
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre vite pasi u publikua në anglisht, “Hana, vajza që kapi diellin” përralla që përfaqëson Shqipërinë në kolanën ndërkombëtare “Awake not Sleeping” reimagining fairy tales for a new generation” vjen edhe në shqip edhe për lexuesit shqiptarë. Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Rovena Rrozhani ka sjellë librin më të ri me një përrallë të bazuar në folklorin shqiptar të shkrirë në një përrallë moderne. Libri që fitoi Fondin e Letërsisë për fëmijë të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në korrik 2024, është aktualisht në librari pas debutimit disa ditë më parë në Panairin e Nëntorit.

Historia e Hanës është sjellë në ilustrimet e bukura të piktores Mirjana Madhi e cila ka zbërthyer fatin e vajzës së pasqyrabërësit të cilës i bie detyra e vështirë për të shpëtuar fshatin e saj nga errësira dhe mjerimi. Përralla i mëson fëmijëve se nuk është forca fizike që zgjidh sfidat, por vetëbesimi dhe zgjuarsia. Edhe këtë herë Rovena Rrozhani sjell një histori të ndjeshme, të bazuar në motive popullore duke forcuar identitetin e saj shkrimtare shqiptare. Me këtë përrallë Rovena Rrozhani u përzgjodh nga mbi 100 shkrimtare nga 23 vende nga Europa dhe Azia Qendrore.

Kryeredaktorja e “Albania Letteraria” Anna Lattanzi, vlerëson librin më të ri të shkrimtares: “Rovena Rrozhani me stilin e butë e të rrjedhshëm sjell në përrallë një profil modern, duke trajtuar tematika aktuale, pa ia hequr rrëfimit formën klasike dhe tradicionale. Sfidat, forca e grave, guximi apo ndjenja e drejtësisë, janë disa nga argumentet kryesore të kësaj përralle, e cila tërheq, magjeps e zbavit dhe mbetet njëkohësisht një mjet i jashtëzakonshëm mësimi. Rrëfimi i saj përcjell mesazhe të rëndësishme mbi jetën dhe gjithashtu një dozë të mirë motivimi.”
Ndërsa psikologia Blerta Bodinaku thekson se historia e Hanës ndriçon rrugën e vajzës dhe të gjithë botës. “Hana, ёshtё vajza me Hёnёn dhe me Diellin brenda saj, guximin dhe kreativititetin, besimin dhe vendosmёrinё, forcёn dhe ndjeshmёrinё”- shkruan ajo.

“Hana, vajza që kapi diellin” vjen pas disa librash që mbajnë firmën e shkrimtares së njohur për fëmijë si: “Lëndina e arushëve” dhe “Arinjtë duan të fluturojnë” apo “Fani në kërkim të dritës”, “Tullumbacja e bardhë”, “Po vjen Babagjyshi ” dhe “Rozi dhe domatja kërcimtare”.

Hana liber vajza që kapi diellin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026

Një muaj pas ardhjes në jetë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi publikojnë fotot me djalin 1-muajsh

19:00 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.