Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%

21:40 / May 11, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Doktori Ilir Alimehmeti është shprehur se sot në botë përllogariten deri në 100 mijë raste infektimesh me Hantavirus, pra sipas tij, ky virus nuk është risi.

Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin “Bota Report” ku tha se origjina e këtij virusi është nga minjtë (disa lloje të caktuar të minjve).

Alimehmeti tha se mes njerëzve ky virus ka një transmetueshmëri të ulët. Ai shtoi se shumica e rasteve me Hantavirus janë zbuluar në Euroazi. Sipas Alimehmetit, Hantavirus ka një shkallë vdekshmërie 10-15%.

“Nuk është problem i zogjve ky. Ky është problem i brejtësve. I disa llojeve të minjve. Janë minj të rracave të ndryshme, që shërbejnë si rezervuar për këtë lloj virusi. Dhe ka këtë aftësi ky virus, që të kalojë në specie të ndryshme, përfshi këtu njeriun. Por fatmirësisht mes njerëzve, transmetohet shumë pak.

Kjo është situata në këtë anije, por me Hantavirus përllogariten 10 mijë deri në 100 mijë raste botërore me Hantavirus. Shumica e këtyre rasteve janë në Euro-Azi. Shumica dërrmuese e këtyre rasteve janë në euroazi. Në Euroazi kemi jo-transmetueshmëri nga njeriu te njeriu dhe një formë më të dobët të vdekshmërisë, me 10-15 %. Ndërkohë virusi i Andeve shkon 20-60%”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

Më tej Alimehmeti tha se simptomat e këtij virusi janë dhimbje trupi dhe të vjella, ç’ka sipas tij e bën të vështirë identifikimin e personave të prekur.

Alimehmeti deklaroi gjithashtu se jo vetëm në këtë rast, por edhe për viruse të tjera, duhen marrë masa paraprake nga Shëndetësia kudo në botë, për të zbutur sadopak efektet negative te qytetarët.

“Por kujdes, te të sëmurët rëndë, por jo te totali i njerëzve. Sepse shumica e njerëzve nuk kanë fare simptoma të kësaj sëmundjeje. Temperaturë, dhimbje trupi, të vjella, këto janë simptomat. A e kuptoni ju sa virusie janë me këto simptoma? Nuk e gjen dot, vetëm përmes PCR (testit në gjak). Po të ishte aq e lehtë, do kishim parandaluar Covid ne. Fatmirësisht nuk është një situatë krize me këtë virus, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të jemi gati”, tha mes të tjerash Alimehmeti.

100 mije alimehmeti bote Hantavirusi prekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Mohamed Salah pranë Beşiktaşit? Raportimet nga Turqia ndezin entuziazmin e tifozëve

12:45 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.