Pas 10 vitesh mungesë, Universiteti i Tiranës ka hapur zyrtarisht doktoraturat. Vetëm në Fakultetin Ekonomik janë 119 kuota të lira për aplikantët e ciklit te tretë.
Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, ka përcaktuar një tarifë prej 450 mijë lekësh për këtë nivel studimesh, i cili zgjat nga 3-5 vjet.
Ministria e Arsimit i bllokoi doktoraturat në 2015 pasi konstatoi mungesa në kapacitetet pritëse, sa i përket infrastrukturës dhe stafit akademik.