Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Hapet gara për aksin Milot-Fier të Korridorit Adriatiko-Jonian

10:59 / August 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 20220802 105230 Facebook
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e projektit për hapjen e garës për aksin Milot-Fier të Korridorit Adriatiko-Jonian, ku përfshihen tre lotet: Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier.
 
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se: “ Kjo është një vepër e shumëpritur prej vitesh, të cilën qysh në krye të herës ne arritëm ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit europian. Është një vepër që e futëm në kanalin e financimeve në kuadër të procesit të Berlinit, por koha që na mori ai proces në pritje të financimit ishte e gjatë dhe ne vendosëm të ecim vetë, çka fatmirësisht nuk shkoi e gjitha dëm sepse mundëm të marrim nga WBIF (Instrumenti i Investimeve Për Ballkanin Perëndimor) të gjithë asistencën e nevojshme, e cila sot vazhdon edhe me segmentin që për momentin është lënë mënjanë ai i Milot-Murriqan që sapo të përmbyllet konsulenca, do të hyjë në procesin e garës dhe do të kthehet në një kantier. Kështu do të kemi që nga hyrja në Murriqan dhe deri poshtë në Fier të gjithë boshtin e korridorit blu që do t’i shërbejë drejtpërdrejt të gjitha zonave që janë rreth këtij korridori, turizmit e bujqësisë, transformimit të mëtejshëm ekonomik dhe social të vendit tonë, si dhe lëvizjes në unazën më të madhe që është unaza në fjalë e Mesdheut.”
 
Kryeministri theksoi se ky investim do ta bëjë Shqipërinë shumë më të aksesueshme nga pikëpamja turistike përmes tokës dhe do t’i japë fund vështirësive nga kthesa e Kamzës apo Kashari në Milot, në Lezhë dhe drejt Shkodrës.
 
Gjithashtu, Kryeministri Rama shtoi se: “Me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e rrjetit kryesor të Shqipërisë, ndërkohë që ne po punojmë edhe për projektin e zgjerimit të rrugës nga Elbasani në Qafë- Thanë dhe po punojmë përsëri me Bashkimin Europian dhe Planin Ekonomik të Investimeve, që Korridori i 8-të jetë një realitet në pikëpamje të çdo standardi jo thjesht një rrugë e hapur për të kaluar, siç është sot.”
 
Kryeministri deklaroi se pas punës progresive në kantierin e aeroportit të Vlorës, zgjerimit të kapaciteteve në aeroportin e Rinasit dhe rritjes së qëndrueshme të atij të Kukësit, kompletohet gjithë rrjeti me portat e qiellit.
 
“Faza tjetër është faza e hekurudhave që faktikisht, kemi filluar me Tiranë-Durrës por që kemi shumë për të bërë aty, qoftë me hekurudhën drejt Hanit të Hotit e qoftë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe qoftë me hekurudhën e Korridorit të 8-të.
Këto janë ambicie, por jo ambicie thjesht në hava, por ambicie që po materializohen hap pas hapi në procese të ndryshme, procese studimesh dhe projektimesh, procese fizibiliteti, procese të realizimit të investimeve,” përfundoi Kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.