Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj tha se në Bashkinë e Matit do të ngrihet dhe do të funksionojë Qendra e Formimit Profesional.
Pasi është siguruar godina do të nisë puna për trajnimin në fusha të ndryshme të matjanëve.
Postimi i Malajt:
Sot u organizua ceremonia e hapjes së projektit “More Alternatives Toëard Youths Education and Social-economic Integration, MAT YESi” në ambjentet e Bashkisë #Mat. Ky projekt bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Bashkia Mat, me partner Vizion OJF. Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan objektivat dhe plani i aktiviteteve në vijim si edhe u diskutuan çështje të rëndësishme për fillimin e mbarë të projektit. Më pas grupi i punës vizitoi dhe ambjentet e godinës e cila në muajt në vijim do të kthehet në një Qendër Formimi Profesional, si një mundësi direkte për të rinjtë dhe të rejat për arsim profesional dhe punësim.
