Pas 40 ditëve është hapur testamenti që la para se të ndërronte jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Janullatos ka falënderuar Kishën shqiptare për dashurinë dhe përkushtimin e tyre. Ai thotë gjithashtu se i ka falur të gjithë ata persona që kanë punuar kundër tij.
“Falënderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Depozitat e mia financiare si kryepeskop i përkasin kishës së Shqipërisë. I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë.
Ndersa gjysma tjeter te ruhet dhe te perdoret ne menyre te pershtatshme duke siguruar qe te ardhurat nga keto investime te perdoren ne mbeshtetjen e pagave te klerikeve dhe per zhvilimin e programeve rinore te kishes se Shqipërisë.
Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi të depozitohen në Qendrën Ndërortodokse. Ekzekutues të këtij testamenti caktoj kryepeshkopin që do të më pasojë. Ato pak sende që kam përdorur t’u ndahen bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur. Librat e mi të dorëzohen Bibliotekës Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’. I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim më të vështirë e të mundimshëm”, thuhet mes të tjerash në testament.
