Zëvendës-kryministrja Belinda Balluku në një lidhje direkte për Euronews Albania nga Rruga e Arbrit tha se ditën e sotme do të hapet edhe tuneli i 7 i kësaj rruge.
Ajo tha se me hapjen e këtij tuneli rruga nga Dibra për në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta.
“Rruga e Arbrit vazhdon të mbetet në fokusin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është një nga projektet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. ka qenë një projekt kompleks, me gjeologji komplekse të cilat kanë kërkuar fokusin e gjithë grupeve inxhinierike e nga ana tjetër edhe supervizimin tim personal.
Këtu jam në tunelin e 7 i cili do hapet sot për herë të parë. Me hapjen e kësaj pjese të rrugës së Arbrit nga Dibra në Tiranë do jetë më pak se 1 orë e 20 minuta, pasi do evitohet qafa e Buallit”,- tha Belinda Balluku.
