Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hapi vrima në prezervativin e partnerit, gjykata dënon gruan në Gjermani

17:33 / May 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PREZERVATIV
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në atë që gjykatësi e përshkroi si një rast “historik”, një grua është shpallur fajtore për sulm seksual, pasi kishte hapur vrima në prezervativët e partnerit të saj pa dijeninë ose pëlqimin e tij.

Një gjykatë në Gjermaninë perëndimore shpalli fajtore një grua për sulm seksual dhe i dha një dënim me kusht me gjashtë muaj për dëmtim të qëllimshëm të prezervativëve të partnerit të saj, raportuan mediat gjermane.

Në dhënien e vendimit, gjykatësi tha se rasti i pazakontë ishte për librat e historisë ligjore të Gjermanisë, sepse përfaqësonte një shembull të “vjedhjes” kriminale, por këtë herë të kryer nga një grua.

Çfarë ndodhi në këtë rast?

Vendimi u dha në një gjykatë rajonale në qytetin Bielefeld të Gjermanisë perëndimore, raportoi të mërkurën gazeta lokale Neue Westfälische dhe gazeta Bild.

Rasti kishte të bënte me një grua 39-vjeçare e cila ishte në një lidhje me përfitime seksuale me një 42-vjeçar. Të dy u takuan online në fillim të vitit 2021 dhe filluan një marrëdhënie të rastësishme seksuale.

Sipas raportimeve, gruaja filloj të kishte ndjenja për partneri e saj, por e dinte se ai nuk donte të ishte në një marrëdhënie të përkushtuar.

Gruaja 39-vjeçare duke parë situatën dher ndjenjat e saj më pas hapi fshehurazi vrima në paketimin e prezervativëve që partneri i saj mbante në komodinën e tij. Ajo kishte shpresuar dëshirën të mbetej shtatzënë, por përpjekjet e saj thuhet se ishin të pasuksesshme.

Pavarësisht kësaj, ajo më vonë i shkroi burrit 42-vjeçar një mesazh në WhatsApp, duke thënë se ajo besonte se ishte shtatzënë dhe i tha atij se ajo kishte dëmtuar qëllimisht prezervativët.

Burri më pas ngriti padi penale kundër saj dhe gruaja më vonë pranoi se ishte përpjekur të manipulonte partnerin e saj.

Pse rasti është ‘historik’?

Ndërsa prokurorët dhe gjykata ranë dakord që në këtë rast ishte kryer një krim, fillimisht ata nuk ishin të sigurt se cilat akuza specifike t’i ngrinin 39-vjeçarit.

“Ne kemi shkruar historinë ligjore këtu sot,” tha gjykatësi Astrid Salewski në gjykatë.

Pasi hetoi fillimisht nëse krimi përbënte përdhunim, gjyqtari vendosi se akuza për sulm seksual ishte e përshtatshme pasi lexoi për krimin e “vjedhjes” gjatë shqyrtimit të praktikës gjyqësore.

“Vjedhja” zakonisht ndodh kur një mashkull heq prezervativin e tij fshehurazi gjatë marrëdhënieve seksuale, pa e ditur partnerja e tij.

“Kjo dispozitë zbatohet gjithashtu në rastin e kundërt. Prezervativët u bënë të papërdorshëm pa dijeninë e burrit ose pëlqimin e tij,” tha Salewski në vendimin e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marrëveshje e re SHBA-Danimarkë-Groenlandë, Trump: Do ndërtojmë dy baza të mëdha ushtarake

21:58 / September 22, 2026

Krah Melanias, Trump mbërrin në OKB dhe përplaset me gazetarët e CNN: Nuk duhet të ishit këtu

21:20 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.