Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

“Hapja e Dosjeve” / Patozi mesazh Berishës?! Shoqëri fiton po të dijë kush i ka qeverisur këto 28 vjet nga president, kryeministra…

19:31 / January 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi basha
Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi, gjate nje mbledhje te ketij grupi, ku Berisha ka deklaruar se mandatin e trete qeverises do te beje te mundur planin e pergjithshem rregullator te Shqiperise.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Astrit Patozi /

Çdo debat për spiunët apo bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, që gëlojnë ende nëpër institucionet tona edhe pas 27 vjetësh, e bën të domosdoshëm një qëndrim të prerë e shterrues për këtë temë.
Duhet të hapen dosjet për çdo zyrtar apo ish-zyrtar të lartë, deri në një farë rangu, pa përjashtim, për të mos mbetur peng i subjektivitetit politik apo administrativ, që në shumicën e rasteve është i qëllimshëm. Që nga Presidenti i Republikës e deri tek nëpunësi më i ulët, që do të gjykohet se mund të pengojë proceset demokratike në vend, qoftë ky edhe vetëm si mesazh se kjo shoqëri po ndahet me dëshirë të fortë nga e kaluara e vet.
Do të mjaftonte shembulli i shumëdiskutuar i anëtarit të KLP për të ndërmarrë një nismë legjislative përgjithësuese, që t’i mbyllte rrugën një herë e përgjithmonë për t’u ngjitur në piramidën e shtetit të gjithë asaj skote shqiptarësh, të cilët janë përzier në një mënyrë ose në një tjetër me krimet e përbindshme të armës më famëkeqe të diktaturës komuniste. 
I takon opozitës që ta sfidojë qeverinë për këtë çështje, sepse për të majtën nuk është ndonjë gjë e rëndë po të kesh qenë oficer apo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndaj edhe prej saj nuk mund të pritet ndonjë ndjeshmëri e veçantë. 
Dhe ajo mund ta bëjë këtë me vendosmëri dhe pa asnjë mëdyshje, duke vënë në dispozion të publikut të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e vet, si shenjën e qartë dhe të besueshme se lufta me spiunë apo sigurimsa nuk është thjesht dhe vetëm një betejë politike e momentit, ku e keqja zbulohet dhe denoncohet vetëm atëhere kur gjendet në anën tjetër. 
Kjo shoqëri vetëm do të përfitonte, nëse do të dinte se çfarë raporti kanë pasur me diktaturën ata që i kanë qeverisur dhe vazhdojnë t’i drejtojnë në këto 28 vjet, presidentë, kryeministra, ministra, deputetë, drejtorë të mëdhenj, kryetarë bashkish e komunash, gjykatës apo prokurorë qofshin.

Berisha patozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e republikës

17:39 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.