Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapja e dosjeve, Rama: Të gjithë e dimë pse jemi këtu, nuk doni ju ta dini kush është I.M? 

22:49 / October 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1599833347 ramaberishameta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, Kryeministri Rama ka pyetur se pse nuk e do hapjen e dosjes Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Komunizmi një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes. Duke pjellë komunistë anti komunistë. Dhe jo më kot Havel thotë se më i ziu i komunistëve është komunisti anti komunist. Mu kujtua At Zef Pllumi i cili ka thënë ‘Don më dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, nigjo kush ulëret më shumë prej tyne’. Mjafton të marrësh ulëritësin nr. 1 që nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe sa ka ulëritur si antikomunist dhe nuk e bëri edhe duke pasur 8 vite rresht. Ai lustracioni është akt barbarie që është rrëzuar kohë përpara sesa ta tentonte pjella anti komuniste e komunistit nga GJEDNJ.  Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën kur votuar raportin e Marty, ai lustracioni është fiks si kjo pamja këtu në sallë. Ku e ke Oerd ‘non grata’? Pse nuk vjen ai këtu që t’i japë rrugë hapjes së dosjeve, që janë dosje të personave me rëndësi që nuk hapen dot. Kjo është ironia e at Zef Pllumit, se ne i kemi hapur dosjet. Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-sigurimit. Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

10:56 / October 26, 2026

Baza ushtarake të afta të mbijetojnë 90 ditë pa furnizime të jashtme, SHBA harton planin e ri

10:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.