Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hapja e negociatave, Hahn: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë para verës

10:24 / May 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
JOHANNES HAHN JAVANEWS.AL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn është shprehur pro një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe madje në afatin e paracaktuar, pra qershor.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Hahn deklaroi se reforma në dejtësi e Shqipëri duhet të shpërblehet dhe se po punohet fort për të marrë dritën jeshile për të nisur përgatitjen përfundimtare të negociatave.

Duke u ndalur te Ballkani Perëndimor, a mendoni se Maqedonia e veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat e pranimit në BE në dhjetor të këtij viti?

Po përpiqem të bëj çmos për ta arritur këtë qëllim. Së pari kemi nevojë për dritën e gjelbër për të filluar përgatitjen përfundimtare të negociatave dhe pastaj është përsëri një procedurë me bazë meritore. Dhe sigurisht që na nevojitet pëlqimi i të gjitha shteteve tona anëtare.

A mendoni se duhet të marrin dritën e gjelbër në tetor, në vend të qërshorit të këtij viti?
Ka disa diskutime por unë jam i përqëndruar për të siguruar një vendim para verës, sepse ky ishte gjithmonë qëllimi ynë. Ne do të paraqesim raportin tonë vjetor për dy javë, ku me siguri do të japim një vendim pozitiv për të dyja vendet. Natyrisht ka gjithmonë disa punë që duhet të bëhen. Por, unë mendoj, sidomos kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, se duhet të pranojmë përparimin e madh që ky vend ka bërë në tejkalimin e konflikteve dypalëshe, që është parakusht për anëtarësimin e ardhshëm në BE.
Gjithashtu reforma e gjyqësorit në Shqipëri është diçka që duhet të shpërblehet. Pra, në këtë drejtim, mendoj se kjo vlerësohet në mënyrë pozitive nga shtetet tona anëtare.

Shohim disa raporte shqetësuese nga vende të tjera. Holandezët duan të pezullojnë liberalizimin e vizave për Shqipërinë. A mund t’i adresoni këto shqetësime të holandezëve?

Ekzistojnë këto kontrolle të rregullta për numrin e atyre që ne i quajmë azilkërkues të pafinancuar. Unë mendoj se këto shifra, në krahasim me numrin e përgjithshëm të njerëzve që udhëtojnë në këtë vend, janë shumë të vogla. Sidoqoftë, është diçka që kam diskutuar vazhdimisht me partnerët e mi në Shqipëri, por edhe në disa vende të tjera. Kjo duhet të trajtohet tërësisht nga autoritetet shqiptare, që do të thotë se ato duhet të komunikojnë. Ato duhet të informojnë popullit se të gjitha këto nisma janë pa ndonjë mundësi për t’u konfirmuar pozitivisht nga këto vende.

hahn
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.