“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzoj Kosovës çka o ka bohet me Kosovën”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë një sërë thumbimesh e ironizimesh nga homologu në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka ngritur pyetjen se kush është Rama që t’i tregojë Kosovës se c’duhet të bëjë, teksa shton se është kundër idesë së shengenit.
“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzoj Kosovës çka o ka bohet me Kosovën.
Le të kallëzojë ai qysh i ka mbajtë zgjedhjet veç një parti, nëse koka aq i mençur e po i ditka krejt punët e rajonit e Kosovës.
Ai le të kallëzojë qysh veç ni parti i mbajti zgjedhjet në Shqipëri.
Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, shprehet Haradinaj për mediat.