Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sërish për marrëdhënien jo të mirë me kryeministrin Rama. Ai u shpreh se ka më se 1 vit që nuk ka komunikim me kreun e qeverisë.
“Kemi një kohë të gjatë, më shumë se sa një vit që nuk komunikoj me Ramën. Do të respektoj të gjitha institucionet e Shqipërisë, natyrshëm që u dëshiroj bashkëkombësve të mi shqiptarë që të ecin përpara në reformat e tyre dhe në zgjedhje”, tha Haradinaj për Ora News.
