Kosova duket se është model i vlerësimit të të drejtave të pakicave në këtë vend. Këtë e deklaron Kryeministri Ramush Haradinajt teksa shprehet se është bërë progres i dukshëm:
“Kënaqësi t’i prisja kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko dhe zëvendësën e saj Izabela Kisić, me të cilat diskutuam hapur për veprimet që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe lirive civile të komunitetit serb në vendin tonë. Kosova është model i mbrojtjes institucionale të të drejtave të komuniteteve dhe ka bërë progres të dukshëm në ndërtimin e një shoqërie multietnike”.