Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Haradinaj kujton vëllain Luanin: Fitove përjetësinë në ditëlindjen e nënës

12:42 / May 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haradinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, heroin e kombit Luan Haradinaj në 26-vjetorin e rënies. Në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe më 6 maj 1997, ra heroikisht në kufi Luan Haradinaj.

“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në këtë ditë, Luan Haradinaj, bashkë me vëllanë Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë.

Bashkërisht kishin arritur sipër fshatit Larë, i cili ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi ra në një pritë të ushtrisë jugosllave.

Në këtë pritë u vra Luan Haradinaj, u plagos Rafet Rama, Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit të vendit, trupi i tij u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në vendlindje, në Gllogjan, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes.

Abedin Rexha e Ilaz Kodra haradinaj Rafet Rama Ramiz Lladrovci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.