Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Haradinaj: Kurti ka marrëveshje të fshehtë me Vuçiç

14:06 / October 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture Hwnn vpDB transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i kursen kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti. Për të Kurti e ka larguar Kosovën nga ndërkombëtarët, sidomos me SHBA-në, për shkak të sjelljeve të tij. Duke komentuar lëvizjet në veri të Kosovës, Haradinaj tha se janë të gjitha skenare të kryera në bashkëpunim nga Kurti dhe Vuçiç.

”Kurti me dinakëri i ka ikur kësaj kontrate dhe asaj të Europës. Kurti nuk është prit asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë gjatë qeverisë së tij. Albin Kurti e largoi Kosovën, ndëshkohemi për shkak të sjelljeve të tij nga SHBA dhe aleatë të tjerë. Nuk do të ketë ma Kurti qeveri, por vetëm një kujtesë e keqe për Kosovën. Kosova di me i bërë zgjidhet e duhura, nuk do të ketë qeveri Kurti më.

Kurti dhe Vuçiç kanë marrëveshje, merren vesh me ndihmu njëri tjetrin. Sa herë Serbia lëviz trupa në veri, këto lëvizje bëhen me ndihmu Kurtin. Kur humb Vuçiç, bën lëvizje Kurti. Këto janë skenarë që ne i dimë dhe praktikohen që 20 vite. Kjo ja heq mundësinë Kosovën në ecjen përpara të anëtarësimit në Europë. Nuk besoj se Vuçiç ka ministër më të mirë se Kurtin. Është njeriu i Serbisë. Ky punon për Serbinë.

Akademia e Shkencave të Serbisë, thotë do ta rikthejmë Kosovën nëse e armiqësojmë Kosovën me Perëndimin dhe këtë po e bën Kurti. Kurti, njeriu i Serbisë, i përkeqëson marrëdhëniet me SHBA. Kosova ka pasur lëvdata më të mëdha, tani është me sanksione, pse nuk e shohim këtë. Unë përmend fatin e popullit, vendi im nëse nuk hyn në NATO është i rrezikuar, njeriu që largon nga aleatët është armik. Për fat të keq ka akoma njerëz që mendojnë se ai është patriot”,-u shpreh Haradinaj në ”Top Channel”.

Albin Kurti Ramush Haradinaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.