Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komenton sërish idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë. Me një ton më të ashpër nga herët e tjera, shefi i qeverisë lëshoi këtë paralajmërim.
“Ideja e Vuçiç, Daciç, e të tjerëve, kushdo qofshin ata, vazhdon prej një shekulli. Prej një shekulli serbët gatuajnë në kuzhinat e veta idenë e ndarjes të tokave të shqiptarëve. Por tani është një brez tjetër dhe e kanë marrë vesh, që nuk mund t’i ndajë njeri tokat e shqiptarëve”, tha Haradinaj.
