Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Haribo tërheq ëmbëlsirat nga Holanda pasi u gjetën gjurmë k*nabisi

20:29 / May 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haribo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ. Autoritetet raportuan se janë zbuluar gjurmë të drogës brenda tyre teksa ende nuk dihet sesi lënda narkotike mund të jetë futur në këto ëmbëlsira.

Një zëdhënës i policisë tha se rasti po hetohet dhe se pakot në fjalë ishin produkte origjinale Haribo. Policia holandeze tha në një deklaratë se një çift nga rajoni Twente në lindje të vendit kishte sjellë një pako me karamele në formë shisheje kola në stacionin e tyre lokal të policisë, pasi fëmijët e tyre të vegjël ishin “sëmurur mjaft” pasi i kishin ngrënë. Testet mjeko-ligjore përcaktuan praninë e kanabisit.

Patrick Tax, zv.president i marketingut në Haribo, tha se tërheqja e produkteve kishte të bënte me një numër të kufizuar rastesh në lindje të vendit. Sipas tij siguria e konsumatorëve është përparësia e tyre dhe se Haribo e merr këtë incident shumë seriozisht.

“Kjo është një çështje aktuale dhe ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet holandeze për të mbështetur hetimin e tyre dhe për të vërtetuar faktet”, tha Tax.

Në vitin 2023, gjashtë fëmijë të moshës midis katër dhe 14 vjeç u sëmurën në Hagë pasi hëngrën karamele që përmbanin THC, një nga përbërësit aktivë të kanabisit, por ëmbëlsirat në fjalë nuk ishin produkte të rregullta komerciale.

Policia tha se kontrabandistët e drogës po përdorin gjithnjë e më shumë ëmbëlsirat e fëmijëve si mbulesë dhe përmendi disa shembuj të bandave që injektonin THC në karamele. Kopje të karameleve të njohura të Haribo që përmbajnë THC mund të gjenden edhe në internet.

Droge HARIBO holande SEMURE terheqje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.