Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes Trump dhe Harris.
Sipas CNN, demokratja e nis me 226 vota garën, ndërsa kundërshtari i saj politik, Trump e nis me 219. Pra siç shihet, Harris është në një avantash relativisht të madh ndaj ish-presidentit republikan.
Shtetet e lëkundura janë Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Verit, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë.
Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado, Neë Mexico, Virginia, Neë York, Maine, New Hampshire, Vermont, Massachusetts, Coneccticut, Neë Jersey, Delaëare, Maryland, Hawai. Ndërsa në shtete e tjera pritet të marrë më shumë vota Donald Trump.