Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Harrohet” COVID-19 / Në Tiranë dasmë me daulle e lopë, në Dibër turma i jep lamtumirën 18-vjeçarit

17:53 / August 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tiranediber vdekjemartesa 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e sotme shënoi një tjetër rekord të ri të infektimeve të reja në Shqipëri. Për 24 orët e fundit u regjistruan 120 rastë të reja, 119 të infektuar te shtruar në spital dhe 4 viktima.

Autoritetet shëndetësore vijojnë të bëjnë apel qytetarëve të shmangin festat, ditëlindjet, dasmat e ceremonitë mortore si vatra kryesore e shpërndarjes së COVID-19, por ajo që vihet re është se shumë qytetarë ende nuk janë ndërgjegjësuar. Kjo ndoshta dhe për faktin se virusi shumë i rrezikshëm është i padukshëm dhe shumë njerez mund të jenë të prekur nga COVID-19, por mund të mos kenë simptoma. Kushdo që mund të jetë pjesëmarrës në këto ceremoni mund te jetë bartës apo të infektohet nga koronavirusi.

Për ne shqiptarët dasma është gëzim dhe duhet festuar bashkë, ashtu si vdekja është hidhërim dhe me njerëz dhimbja e humbjes bëhet më e lehtë, por duhet t’i thërrasim mendjes sa nuk është vonë.

Në dy video të publikuara në redaksinë e Ora News, njerëzit duke harruar se armiku i padukshëm mund të jetë mes tyre nuk ndalin dasmat si dhe nuk mungojnë as në ceremonite mortore.

Njëra video është filmuar në një lagje të Tiranës. Në mesin e një kompleksi pallatesh qytetarët të kapur përdore kërcejnë pasi martojnë një të afërm.

Në mes të valles me daule është dhe një lopë të cilës madje i kanë vendosur dhe një kordele të kuqe. Duhet të jetë dhurate për çiftin e ri.

Ndërsa në Peshkopi të shumtë ishin ata të cilët e përcollën për në banesën e fundit 18-vjeçarin që u mbyt dje në ujrat e Drinit të Zi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Flakët kërcënojnë zonat turistike në Francë, mijëra pushues evakuohen

10:02 / July 23, 2026

Protestuesit bllokojnë rrugën te kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’/ Përplasen me policinë, nuk lejojnë kalimin e mjeteve

09:59 / July 23, 2026

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë

09:55 / July 23, 2026

Nis protesta para Kuvendit, policia blindon zonën para seancës plenare

09:51 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.