36 vite nga ekzekutimi i poetit dhe mësuesit Havzi Nela nga regjimi komunist. Havzi Nela u burgos 21 vjet dhe në fund u dënua me vdekje, se fliste hapur kundër regjimit diktatorial. Në dokumentet për vrasjen e tij nënvizohet se ai “ishte armik i betuar i pushtetit komunist”. Bashkëshortja e tij, Lavdije Nela i ka ende të hapura plagët e humbjes tragjike. Sot ajo ishte e vetme në sheshin në qendër të Kukësit, ku vendosi kurora me lule pranë bustit të tij. Ajo kërkon që kjo dite, 10 gushti të shpallet ditë përkujtimore në nder të poetit Havzi Nela.
Harrohet poeti Havzi Nela, bashkëshortja kryen homazhe e vetme në Kukës: Nuk ka ende drejtësi
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment