Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Harry flet për herë të parë, pas vendimit për t’u shkëputur nga monarkia: Nuk kishte asnjë mundësi tjetër

17:37 / January 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Harry 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së fundmi, Princi Harry theu heshtjen duke folur rreth “trishtimit të tij të madh” sa i takon largimit nga Familja Mbretërore. Harry u shpreh se ai dhe e shoqja, Meghan-i nuk kishin zgjedhje tjetër përveç se të hiqni dorë nga detyrat e tyre të larta mbretëore.

Në një fjalim emocionues, gjatë një darke private bamirësie në Ivy, Chelsea, 35-vjeçari tha se çifti mbretëror kishin shpresuar të vazhdonte t’i shërbente Mbretëreshës, Komonuelthit dhe shoqatave të tij ushtarake, pa ndonjë financim publik.

Harry 4 1

Duke këmbëngulur që Mbretëria e Bashkuar do të ishte gjithnjë shtëpia e tij, ai pohoi se gruaja e tij, Meghan, mbështet të njëjtat vlera si ai dhe se ishte “e ngazëllyer” dhe “e motivuar” për të luajtur një rol të plotë mbretëror pas dasmës së tyre.

Por ai tha se tani “realisht nuk kishte asnjë mundësi tjetër”, por të tërhiqeshin – një vendim që princi tha se nuk e bëri me lehtësi.

“Ne shpresuam se mund të vazhdonim t’i shërbenim mbretëreshës pa fonde publike, por kjo, fatkeqësisht, nuk ishte e mundur. Me Meghan-in, gjeta dashurinë dhe lumturinë për të cilën kishte shpresuar gjithë jetën time, por dua ta bëj të qartë se ne nuk po largohemi. Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime, është vendi që dua, dhe kjo nuk ka për të ndryshuar kurrë.”

HARYY

Harry shtoi se kjo ishte shenjë e presioneve që po ndiente. Si ai, ashtu edhe e shoqja kanë folur që të dy për vështirësitë e jetës mbretërore dhe sidomos vëmendjen e tepruar mediatike. Harry pati thënë madje në një moment se druhej që bashkëshortja mund të binte viktimë e të “njëjtave forca të fuqishme” që çuan në vdekjen e së ëmës, princeshës së Ëellsit, Diana. Si pjesë e marrëveshjes së finalizuar të shtunën mes mbretëreshës, figurave të tjera të larta mbretërore dhe çiftit, Harry dhe Meghani nuk do ta përfaqësojnë më zyrtarisht monarkinë, dhe duke nisur nga pranvera, nuk do të përdorin dot më as titujt e tyre mbretërore.

Meghan tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.