Shqipëria zgjedh “Gjenerali-n” e Kadaresë, ndërsa Kanadaja “Ana
flokëkuqja” të L.M.Montgomery.
Secili shtet ka librat e vet më të lexuar, e
nganjëherë me shije krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Por, kur të duhet të
zgjedhësh prej secilit prej këtyre shteteve vetëm një libër, atë më të
lexuarin, situata bëhet nganjëherë mjaft diskrete.
Dhe këtë përzgjedhje e ka bërë me votim një faqe e madhe ndërkombëtare
interneti: “Backforward24”. Miliona përdoruesit e saj në gjithë
botën, votuan për librin më të preferuar, duke bërë të mundur krijimin e hartës
më poshtë.
Vlen për t’u theksuar, që pjesa dërrmuese e shteteve kanë preferuar të votojnë
një autor vendas dhe jo të huaj. Kurse Kanadaja, s’ka preferuar nobelistët e
saj, Sol Bellou, apo Alice Munro, por “Ana Flokëkuqja”, të
L.M.Montgomeryt me një libër për fëmijë. Surpriza kanë shfaqur mjaft shtete,
midis të cilëve dhe SHBA-ja, që s’ka zgjedhur as Folkner, as Heminguej, bile as
Fitsherald dhe Tuen tepër të lexuar, por Harper Li, me “Të vrasësh zogun
përqeshës”, edhe ky i merituar. Apo edhe Spanja, që s’ka zgjedhur
“Don Kishotin” e Servantesit, por “Hija e erës” të
K.R.Zafon.
DISA NGA LIBRAT MË TË LEXUAR PËR ÇDO SHTET,JANË:
Fanca – “Të mjerët” (Viktor Hygo)
Anglia – “Krenari dhe Paragjykim” (Zhanë Osten)
Irlanda – “Uliksi” (Xhejms Xhojs)
SHBA – Të vrasësh zogun përqeshës” (Harper Li)
Rusia – “Lufta dhe Paqja” (Leon Tolstoi)
Kanadaja – “Ana flokëkuqja” (L.M.Montgomery)
Maroku – “I huaji” (Albert Kamy)
Meksika – “Pedro Paramo” (Juan Rulfo)
Spanja – “Hija e erës” (K.R.Zafon)
Turqia – Unë jam e kuqja” (Orhan Pamuk)
Shqipëria – “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (Ismail Kadare)