Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Hasani ka rënë në vend të bekuar”, përgjimet zbuluan rekrutimet e shqiptarëve drejt ISIS

22:59 / January 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujar hysa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishte viti 2012 kur shteti islamik i njohur si ISIS bëri thirrje për t’u bashkuar me të persona nga e gjithë bota.

Kësaj thirrje ju përgjigjën edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Në rrugë të ndryshme, ata hynë në Siri dhe u bënë pjesë e Kalifatit Islamik. Këta persona udhëtuan në vitet 2012-2014, ku shumë prej tyre mbetën të vrarë.

Vëllai Hasanit- Desha të pyesja për informacion për Hasanin e shkretë

Bujari – Nuk kemi informacion, unë s’kam fol me djalin e tij,një informacion kështu ka qarkulluar por jo nga familja e tij, a kupton?

Vëllai hasanit – Po mirë o vëlla ne duam të dimë trupi i tij a do kthehet?

Bujari – Nuk bëhet fjalë që të vish nga vend i bekuar këtu te neve, kupton? Shami është vend i bekuar, kupton?..edhe nuk kthehet trupi…

Vëllai Hasanit – Po deshe vetëm një amanet, të më lidhësh me djalin, me Erionin të më ashtu një numër…Ai iku more po kam merakun e familjes , kam merakun e atij.

Bujari – Ai iku po ne muslimonët kemi një ndarje përfundimtare, kjo është një ndarje kalimtare…prandaj duhet të besojmë dhe t’u kthehemi parimeve dhe besimit që na ka pru herë pas here edhe Hasani …Unë nuk kam numër të Erionit, por do të dërgoj të një shokut të Erionit.

Kjo është një nga shumë telefonata e përgjuara nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Kjo bisedë është zhvilluar mes imamit Bujar Hysa dhe vëllait të njërit prej të vrarëve në Siri. Vëllai i viktimës Hasan Korvafaj është interesuar që prehja e trupit të të ndjerit të bëhej në Shqipëri.

Por nga biseda kuptohet se imami mundohet ta bindë se toka ku është krijuar Shteti Islamik është e shenjtë. Kështu as trupi i të vrarëve nuk mund të tërhiqet për t’u varrosur në Shqipëri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.