Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hasani nga Gjeneva: Shqipëria në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, për një botë ku çdo njeri të jetojë me dinjitet dhe respekt

13:33 / February 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3818
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë mandatit të saj 3-vjeçar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Shqipëria do të angazhohet ndaj parimeve të përjetshme të të drejtave dhe dinjitetit të njeriut e për ndërtimin e një bote, ku çdo person mund të realizojë potencialin e tij të plotë dhe të jetojë me dinjitet dhe respekt.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës në Segmentin e Nivelit të Lartë të KDNJ, që po mbahet në Gjenevë theksoi se një nga prioritetet e Shqipërisë si anëtare e KDNJ, është gjithashtu vënia para përgjegjësisë e autorëve të krimeve të rënda, luftimi i pandëshkueshmërisë dhe parandalimi i shkeljeve të mëtejshme të të drejtave themelore.

“Ne mbështesim plotësisht mandatin e Komisionit Hetimor dhe si anëtar i KDNJ do të punojmë fort, së bashku me partnerët drejt arritjes së objektivit për të vënë para drejtësisë autorët për krimet kundër njerëzimit në Ukrainë. Më 28 shkurt do të presim në Tiranë, Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, për të mbështetur Ukrainën dhe për të denoncuar këtë agresion të paligjshëm dhe krimet që ka sjellë ai”- tha Hasani.

Kryediplomati shqiptar deklaroi se Shqipëria po përgatitet për ciklin e katërt të Rishqyrtimit Periodik Universal, i cili sipas tij është një mundësi për prezantuar veprimet e ndërmarra për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe të ndajë praktikat më të mira.

“Ne do të punojmë për të mbështetur pjesëmarrjen e aktorëve të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave, në punën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe në terren. Ky është një prioritet shumë i rëndësishëm për vendin tim”, u shpreh ai.

Është hera e dytë që, brenda një periudhe më pak se 10-vjeçare, Shqipëria bëhet pjesë e këtij organizmi të rëndësishëm të OKB-së që trajton çështje të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Shqipëria pati mandatin e parë në KDNJ në vitet 2015 – 2017.

igli hasani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.