Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hashim Thaçi lë burgun në Hagë dhe kthehet në Kosovë, zbulohet arsyeja

17:20 / September 2, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hashim Thaci 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë. Ai ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Burojë.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij, Thaçit i është aprovuar vizita në Kosovë nga ana e Dhomave të Specializuara.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.

Ish-presidentit Thaçi, një vizitë e tillë i ishte aprovuar edhe në maj të këtij viti. Atë kohë Thaçi qëndroi vetëm disa orë në Kosovë për të vizituar nënën e cila kishte probleme shëndetësore.

Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

hashim thaci Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.