Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hashim Thaçi mbetet në Hagë, Specialja i vazhdon paraburgimin: Ekziston rreziku i arratisjes

13:37 / December 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thaci sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi të qëndrojnë në paraburgim.

Sipas gjykatës, rreziku i arratisjes, pengimit të procedurës dhe ai i kryerjes së veprave të reja penale, vazhdojnë ekzistojnë dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta të paraburgimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se asnjë kusht lirimi nuk i adreson në mënyrë të sigurt këto rreziqe, ndërsa Mbrojtja kërkoi rivlerësim duke theksuar ndryshimet e rrethanave pas përfundimit të fazës së provave në rastin kryesor të vitit 2020.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi, me arsyetimin se nuk ka dalë asnjë rrethanë apo informacion i ri që do të minonte gjetjet e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Vendimin e Shqyrtimit të Pestë. Më konkretisht, ZPS-ja thekson se vazhdimi i paraburgimit mbetet i domosdoshëm pasi të tre rreziqet sipas nenit 41(6)(b) vazhdojnë të jenë të pranishme. Po ashtu, sipas ZPS-së, asnjë kusht i mundshëm lirimi nuk do t’i zbusë në mënyrë të përshtatshme këto rreziqe, të cilat mund të menaxhohen vetëm në Qendrat e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Së fundmi, ZPS-ja argumenton se paraburgimi i vazhdueshëm i z. Thaçi mbetet proporcional, duke pasur parasysh kohën e kufizuar që ka kaluar, dënimin potencialisht të gjatë me të cilin ai përballet dhe progresin e procedurave aktuale”, thuhet në njoftimin e zyrës së Prokurorit.
Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi t’i vazhdohet paraburgimi, duke theksuar se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e paraburgimit vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas shqyrtimit më të fundit.

Sipas gjykatës, rreziqet e parashikuara në Nenin 41(6)(b) – rreziku i arratisjes, mundësia e pengimit të procedurës dhe rreziku i kryerjes së veprave të reja penale – vazhdojnë të ekzistojnë dhe nuk mund të zbuten përmes masave më të lehta se paraburgimi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se asnjë kusht lirimi nuk i adreson në mënyrë të sigurt këto rreziqe, ndërsa Mbrojtja kërkoi rivlerësim duke theksuar ndryshimet e rrethanave pas përfundimit të fazës së provave në rastin kryesor të vitit 2020.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi, me arsyetimin se nuk ka dalë asnjë rrethanë apo informacion i ri që do të minonte gjetjet e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Vendimin e Shqyrtimit të Pestë. Më konkretisht, ZPS-ja thekson se vazhdimi i paraburgimit mbetet i domosdoshëm pasi të tre rreziqet sipas nenit 41(6)(b) vazhdojnë të jenë të pranishme. Po ashtu, sipas ZPS-së, asnjë kusht i mundshëm lirimi nuk do t’i zbusë në mënyrë të përshtatshme këto rreziqe, të cilat mund të menaxhohen vetëm në Qendrat e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Së fundmi, ZPS-ja argumenton se paraburgimi i vazhdueshëm i z. Thaçi mbetet proporcional, duke pasur parasysh kohën e kufizuar që ka kaluar, dënimin potencialisht të gjatë me të cilin ai përballet dhe progresin e procedurave aktuale”.

Gjykatësi ka theksuar se ky shqyrtim është bërë nga e para (“de novo”), por se nuk janë paraqitur ndryshime të mjaftueshme që do të justifikonin lirimin e ish-presidentit në këtë fazë.

Hagë Hashim Thaçi paraburgimin specialja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.