Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hasimja: PD dhe PS duan të dobësojnë SPAK-un

17:57 / December 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ermal hasimja 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Ermal Hasimja, thotë maxhoranca dhe opozita po përpiqen që ta dobësojnë SPAK-un. Hasimja e sheh të gabuar edhe diskursin e PD kundër SPAK, pasi Struktura e Posaçme është institucioni më i vlerësuar nga qytetarët shqiptarë.

”Maxhoranca po përpiqet të dobësojë fuqinë e SPAK, me anë të Komisionit Xhafaj. Kjo, pasi të korruptuarit janë në pushtet. Çmimi për Altin Dumanin nuk jepet rastësisht, por u dha me mesazh politik. SHBA ka dashur të thotë që përkrah atë që po bën SPAK. SHBA i bën me dije kujtdo që sulmon SPAK, që pas këtij institucioni qëndron Uashingtoni. Një nga gjërat që mund t’i kthehet boomerang opozitës janë sulmet ndaj SPAK, që është institucioni më i besueshëm në vend. PD ka një gjuhë antiSPAK, është qëndrim kundër perceptimit të opinionit publik, i prish punë nga ana elektorale. Opozita duhet të ishte mbështetësi më i madh i SPAK”,-tha në ”News 24”.

Ermal Hasimja shprehet se nuk sheh një mosbindje civile nga ana e PD-së, por thjesht protesta. Sipas tij, që të realizosh një mosbindje civile, duhet që të kesh me vete shumicën e popullsisë, por se Partia Demokratike nuk gëzon mbështetjen e madhe të qytetarëve. 

”Siç po shkojnë protestat njëra pas tjetrës, nuk janë mosbindje civile, por janë protesta. E vetmja gjë që opozita ka paralizuar ka qenë trafiku, që ka lodhur qytetarët. Nuk ndodh mosbindja civile, nëse nuk ke shumicën e qytetarëve me vete. Sali Berisha po mban një qëndrim, me qëllim që të krijojë pozitivitet tek votuesit. Duhet që Berisha pozitivizmin ta shoqërojë me prova, për të bindur që gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”, përmbylli Hasimja.

Ermal Hasimja spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.